Nis gjyqi, Ilir Meta shokon rrjetin me ndryshimin drastik në pamje (FOTO)

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka nisur sot gjyqi në themel ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit, Ilir Meta.

Por, ndërsa vëmendja mediatike ishte e fokusuar te fillimi i këtij procesi të rëndësishëm, ajo që ka shokuar opinionin publik ka qenë pamja e tij vizuale.

Ilir Meta u paraqit në sallën e gjyqit duke bërë simbolin e shqiponjës me duar dhe duke përshëndetur simpatizantët, siç dëshmohet nga imazhet e siguruara.

Megjithatë, ajo që ra menjëherë në sy ishte një ndryshim drastik dhe tronditës në fizikun e tij.

Tiparet e tij të fytyrës janë dobësuar tej mase, dhe asgjë nuk të kujton më portretin zyrtar të ish-presidentit të fortë që jemi mësuar të shohim.

Kjo pamje e dobët dhe e vuajtur i ka habitur të gjithë dhe ka nënvijëzuar ndryshimin drastik që ka pësuar Meta.

Gjatë seancës, Meta ka kërkuar që seancat gjyqësore ndaj tij të transmetohen drejtpërdrejt për mediat, një kërkesë për të cilën gjykata pritet të shprehet në vijim.

Kujtojmë se Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024, pas një rrugëtimi të gjatë hetimesh nga SPAK, dhe është marrë i pandehur për akuza të rënda, përfshirë korrupsionin, pastrimin e parave dhe fshehjen e pasurisë, të lidhura me aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Hetimet pretendojnë se Meta dhe bashkëpandehurit e tjerë kanë përdorur skema korruptive dhe ndikim politik për përfitime të paligjshme.

Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, kanë kërkuar më herët pushimin e çështjes ose kthimin për hetime të mëtejshme, ndërsa procesi vijon në GJKKO.