“Po ecën me emrin tim”/ Selin flet për hedhje në gjyq ndaj Rogertin pas videos virale

Edhe pse dyert e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” janë mbyllur, dinamikat dhe përplasjet mes ish-banorëve vazhdojnë të prodhojnë lajme të bujshme.

Së fundmi, rrjeti ka zier nga një video virale ku Rogerti shfaqet duke performuar në një club të Tiranës këngën e famshme që krijoi për Selinën gjatë qëndrimit në shtëpi.

Mbrëmjen e djeshme, e ftuar në panelin e emisionit “Goca dhe Gra”, fituesja e këtij edicioni nuk i ka shpëtuar pyetjeve rreth këtij momenti.

Selin pohoi se e kishte parë videon që bëri xhiron e rrjetit dhe nuk kurseu një kundërpërgjigje mjaft të mprehtë dhe ironike për ish-konkurrentin e saj:

Tek pjata ime, unë ha në emrin e Selin, ndërsa Rogerti paska dëshirë të eci me emrin tim.”

Kjo deklaratë tregon qartë qëndrimin e saj se, ndërkohë që ajo po shijon suksesin e vet, të tjerët po përpiqen të mbajnë vëmendjen duke përdorur imazhin e saj.

Duke marrë parasysh natyrën e tensioneve mes tyre dhe fjalorin e përdorur, moderatorët e pyetën drejtpërdrejt Selinën nëse kishte menduar ta ndiqte këtë çështje në rrugë ligjore.

Ajo tregoi se kjo ka qenë një këshillë e shpeshtë nga njerëzit e saj të afërt, por theksoi se ka zgjedhur një rrugë tjetër, të bazuar në besimin e saj.

Shumë njerëz më kanë thënë ta hedh në gjyq, por unë kam një tjetër mënyrë. Unë besoj shumë në Zot, nëse nuk ia kthej unë, ka një Zot lart.”