Ilir Shaqiri bën veprimin e turpshëm ndaj simbolit kombëtar shqiptar, rrjeti shpërthen: “Nxirreni menjëherë!”!

Mbrëmja e djeshme në “Ferma VIP” është kthyer në një arenë tensioni dhe indinjate mbarëkombëtare, pas një veprimi të paprecedentë dhe të turpshëm nga ana e Ilir Shaqirit ndaj simbolit tonë kombëtar, shqiponjës dykrenare.

Ajo që duhej të ishte një moment feste dhe krenarie, është shndërruar në një skandal që ka bërë xhiron e rrjetit.

Gjithçka ka nisur gjatë një performance të DJ Buraka, i cili, duke kërcyer nën ritmin e muzikës, ka bërë me duar simbolin e shqiponjës, një gjest i dashur dhe i vlerësuar nga të gjithë shqiptarët.

Mirëpo, reagimi i menjëhershëm i Ilir Shaqirit ka qenë tronditës dhe jashtë çdo kodi etik e moral.
Siç shihet qartë në pamjet që po qarkullojnë kudo në rrjet, Iliri ka drejtuar të dyja duart e tij drejt pjesëve intime, duke e bërë këtë gjest fyes dhe shpërfillës direkt pasi DJ Buraka bëri shqiponjën.

Pamjet flasin vetë: Në njërën anë shihet DJ Buraka duke bërë simbolin e krenarisë sonë, ndërsa në tjetrën, Ilir Shaqiri duke bërë gjestin e tij skandaloz, një kontrast që ka shkaktuar revoltë masive.

Reagimi i publikut ka qenë i menjëhershëm dhe pa asnjë kompromis.

Rrjetet sociale janë “djegur” nga mijëra komente indinjate, ku shqiptarët e dënojnë ashpër këtë mosrespekt ndaj simbolit që i bashkon të gjithë, kudo ku ndodhen. Komentet si: “TURP! NUK KA VEND PËR NDOTËS TË SIMBOLEVE!”, “GJEST SHUMË I ULËT! NUK E FALIM!”, “PRODUKSIONI TË MARRË MASA TANI! SKUALIFIKIM!” mbuluan faqet zyrtare të programit.

Publiku nuk po kërkon thjesht shpjegim, por dënimin e prerë për këtë sjellje: skualifikimin e menjëhershëm të Ilir Shaqirit nga “Ferma VIP”.