Ferma VIP është kthyer jo vetëm në një garë, por edhe në një hapësirë rrëfimesh të forta personale.
Së fundmi, Gresa Sekiraqa ka prekur publikun me historinë e saj të dhimbshme familjare, duke ndarë një nga periudhat më të vështira të jetës.
Këngëtarja rrëfeu sfidën e madhe që familja e saj ka kaluar, kur babai i saj u diagnostikua me kancer dhe mjekët i dhanë një lajm tronditës për jetën e tij.
Në atë kohë, Gresa ishte vetëm 19 vjeçe dhe u përball me një realitet të vështirë, që kërkonte forcë dhe përballje emocionale.
“Më thanë që nuk do ketë më shumë se muaj jetë. Unë kam qenë 19 vjeç. Duhet të bëhesha e fortë, por nuk mund të bëhesha. Momentet më të vështira kanë qenë kur babi mendonte se po vdiste dhe sillej keq me mua. Unë dilja jashtë dhe nuk doja që të më shihnin duke qarë. Kam hyrë në banjo, kam prerë flokët e babit e më pas të miat. Babi im e shijon jetën. Dhuratën më të madhe në jetë e kam që e kam babë”, u shpreh ajo.
Pavarësisht asaj periudhe të errët, historia e Gresës ka një fund të lumtur. Sot, babai i saj gëzon shëndet të plotë, ndërsa për këngëtaren ai mbetet personi më i shtrenjtë dhe “dhurata më e madhe” në jetën e saj.
Rrëfimi i saj është pritur me shumë emocione nga publiku, duke sjellë një tjetër dimension të ndjeshëm të personazheve që janë pjesë e formatit.
