Aspak rastësi/ Vanesa habit me deklaratën për puthjen me vëllain e saj: “E kam puthur siç…”

Situata që shkaktoi një “tërmet” komentesh në rrjet, ku Vanesa u shfaq duke puthur vëllain e saj në buzë gjatë surprizës në “Ferma VIP”, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.

Këtë herë, ka qenë vetë Vanesa ajo që ka folur për këtë moment gjatë një diskutimi me fermerët e tjerë.

E pyetur nëse i mban mend të gjitha detajet e bisedës dhe takimit me të vëllain, ajo ka bërë një rrëfim që ka lënë pa fjalë ndjekësit, duke konfirmuar se puthja nuk ishte një rastësi e momentit, por një formë e tyra e shprehjes së dashurisë.

“Gjysmat e gjërave nuk i mbaj mend, sidomos në fillim. Në fillim kur shkova di vetëm që e kam puthur, dhe e kam puthur siç e puth unë në buzë vëllain,”* u shpreh ajo hapur.

Megjithatë, reflektimi i saj nuk u mbyll me aq. Vanesa la të kuptohet se vetëm pasi kaloi emocioni i parë, ajo e kuptoi impaktin që ky veprim mund të kishte në një format televiziv: “…dhe më vonë kam ndejtur dhe kam menduar…” shtoi ajo, duke vendosur dorën në gojë si për të treguar pendesën apo sikletin e voneshëm për mënyrën se si ky gjest mund të jetë interpretuar nga publiku.