Mbrëmja e sotme në transmetimin e “Post Big Brother VIP” ka nisur me tensione të larta dhe një përplasje mjaft të ashpër mes ish-finalistit Rogert dhe moderatorit Ledion Liço.
Shkak është bërë një koment i këtij të fundit gjatë natës së finales, i cili duket se nuk është kapërdirë aspak nga ish-banori.
Kujtojmë se në momentin që Rogerti u eliminua si finalisti i katërt, Ledioni i dorëzoi çekun prej 10 mijë eurosh duke i thënë: “Kujdes si i harxhon”.
Ky detaj bëri që Rogerti ta merrte personale dhe të braktiste studion atë natë, duke mos qëndruar deri në fund të spektaklit.
Sot, ai ka zgjedhur t’i kërkojë llogari drejtpërdrejt moderatorit, duke e akuzuar për pabarazi, tendencë personale dhe përpjekje për t’i prishur imazhin:
“Më acarove ti që më the ‘kujdes me lekët’. Pse incentivon që do i harxhoj me bixhoz? Ti ke qenë njeriu që nuk ke dashur të më shikosh në finale me sy. Ti ke dhënë më shumë opinione se opinionistët që mos të më çoje në finale. Nuk më ke dashur njësoj si të gjithë. Kur dola erdha të përqafova, se ti as dorën s’doje të ma jepje!”
View this post on Instagram
Nga ana tjetër, Ledion Liço ka ruajtur qetësinë duke i mohuar pretendimet e tij për pabarazi, por nuk ka ngurruar t’i kthejë një përgjigje të prerë dhe mjaft të ftohtë që ka shkaktuar heshtje në studio:
“Për persona si puna jote do jap opinione. Nëse do ishte për mua, një person si puna jote në botëkuptimin tim, nuk do të ekzistonte.”
Kjo deklaratë e fortë e moderatorit ka ndezur edhe më shumë rrjetin, duke dëshmuar se krisja mes të dyve është e thellë dhe nuk ka vend për “paqe televizive” as pas mbylljes së formatit!
