Pas sulmeve të ashpra ndaj Ledionit, Top Channel merr vendimin e papritur për G-Banin

Raporti mes G-Banit dhe produksionit të “Big Brother VIP Albania” ka qenë padyshim një nga më të tensionuarit pas përfundimit të sezonit të kaluar.

Ish-banori nuk i ka kursyer sulmet e vazhdueshme dhe akuzat e forta ndaj Top Channel dhe veçanërisht ndaj moderatorit të formatit, Ledion Liço.

Mes kësaj klime të nxehtë “lufte” virtuale, askush nuk e priste atë që ndodhi në festën e madhe të organizuar mbrëmjen e djeshme për mbylljen e edicionit.

Në një moment të festës, Top Channel ka marrë një vendim mjaft surprizues duke luajtur në sfond një nga këngët e vetë G-Banit!

Sigurisht, këto pamje nuk i kanë shpëtuar reperit, i cili vazhdon të jetë shumë i vëmendshëm ndaj çdo detaji.

Ai ka ndarë në Instastory-n e tij një video nga festa, ku shfaqet logoja e famshme e “Big Brother” në ekranet e klubit teksa dëgjohet hiti i tij.

Këtë moment ai e ka shoqëruar me një mbishkrim mjaft ironik: “Unë: Topi më prish imazhin me imitime tallëse. Janë të padrejtë. Topi: Bjeri se i bje bukur.”