Pas gati 120 ditësh izolim, sfidash psikologjike dhe një rrugëtimi të mbushur me emocione, Selin u shpall fituesja e madhe e “Big Brother VIP Albania 5”, duke rrëmbyer çekun e shumëpritur prej 100 mijë eurosh.
Por, përtej momentit magjik të ngritjes së çekut në natën e finales, pyetja konkrete që ngrihet nga publiku është: sa nga kjo shumë do të përfundojë realisht në llogarinë e saj bankare?
Sipas legjislacionit shqiptar, fitimet nga spektaklet televizive tatohen me 15% në burim. Kjo do të thotë se nga vlera totale prej 100,000 eurosh, plot 15,000 euro mbahen automatikisht nga shteti si detyrim tatimor.
Si rezultat, Selin përfiton rreth 85,000 euro neto.
Megjithatë për Selinën, ky çmim shkon përtej vlerës thjesht financiare. Balerina ka bërë të ditur se planifikon që një pjesë të kësaj shume ta dhurojë për bamirësi, ndërsa pjesa tjetër do t’i shërbejë një qëllimi shumë personal dhe të ndjerë: bashkimit të familjes së saj.
Natyrisht, 85 mijë eurot janë vetëm “bonusi” i parë i fitores. Pasi ka fituar zemrat e mijëra shikuesve, Selin pritet të jetë një nga emrat më të kërkuar në treg.
Bashkëpunimet me marka të njohura, fushatat publicitare dhe kontratat e ndryshme komerciale mund ta shumëfishojnë lehtësisht këtë fitim, duke e tejkaluar shumë shpejt çmimin e marrë në finale.
