E papritur/ Ky konkurrent ndërpret garën e Ferma VIP

Mbrëmja e djeshme në “Ferma VIP” ka rezervuar një tjetër surprizë për ndjekësit e formatit.

Klodi Dedja është shpallur i eliminuari i radhës, duke ndërprerë kështu përfundimisht rrugëtimin e tij në këtë spektakël.

Ai ndodhej në një televotim mjaft të fortë përballë dy banoreve të tjera, Malborës dhe Blerinës. Në fund, ishte publiku ai që vendosi mes të treve, duke zgjedhur që Klodi të linte garën.

Largimi i tij vjen mjaft i papritur, pasi ai konsiderohej si një nga fermerët më aktivë dhe më të përfshirë në dinamikat e shtëpisë, duke mos ngurruar të bëhej pjesë e debateve të forta me konkurrentët e tjerë.

Megjithatë, aludimet e para në rrjet sugjerojnë se një peshë të madhe në këtë vendim të publikut ka luajtur pikërisht java e tij e fundit.

Mjë përplasje mjaft e ashpër dhe e tensionuar që Klodi pati me Ermionën, duket se ka ndikuar negativisht në perceptimin e shikuesve, duke e penalizuar atë në votime dhe duke i mbyllur përfundimisht derën e “Ferma VIP”.