Ndëshkim i rëndë nga Agai! Ulet çmimi i madh në “Ferma VIP”, ja sa mijë euro humbën banorët

Neglizhenca e vazhdueshme e fermerëve ndaj kujdesit për kafshët i ka kushtuar shumë shtrenjtë xhepit të tyre!

Pas paralajmërimeve, Agai vendosi të marrë një masë drastike për t’i “sfiduar” dhe për t’u dhënë një leksion të mirë banorëve të “Ferma VIP”.

Për t’i detyruar që të reflektojnë mbi përgjegjësitë e tyre, rregulli i ri i vendosur ishte i prerë: çfarëdo lloj ushqimi që fermerët dëshironin të konsumonin për veten e tyre, duhej ta hanin në stallë.

Në rast mosbindjeje, Agai i kishte vënë në dijeni për pasojat financiare: Për çdo herë që ky rregull do të thyhej, çmimi i madh i garës do të ulej me 1,000 euro.

Dhe ashtu siç pritej, rregulli nuk u respektua! Gjatë prime-it të sotëm, fermerët u përballën me një surprizë të hidhur që i la të shtangur.

Nga përllogaritjet e produksionit, u konfirmua se ky rregull ishte shkelur plot herë nga banorët.

Si pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj pakujdesie, çmimi i madh i “Ferma VIP” ka pësuar një rënie drastike, duke zbritur zyrtarisht nga 200,000 euro në 184,000 euro.