“Më bëri të ndihem në faj”/ I ati i Selin reagon pasi ajo u shpall fituese e BBVIP!

Babai i Selin ka reaguar me një mesazh  për “Shqipëria Live”, pas fitores së të bijës në “Big Brother Vip”.

Ai u shpreh i emocionuar për fitoren e Selin, teksa shtoi se ndihej në faj që në këtë periudhë të lodhshme dhe stresuese siç e përshkroi vetë, ka qenë larg familjes.

Ka qenë një nga momentet më të vështira dhe me emocione. Mezi e kam pritur të niste spektakli. Periudha që Selin ka qenë brenda shtëpisë, ka qenë e lodhshme dhe stresuese, natyrisht që dhe largësia ime e vështirësoi dhe më bëri të ndihem në faj por e gjitha u finalizua me atë finale triumfuese. Kemi folur në telefon pas spektaklit. Ishte një telefonatë jo shumë e gjatë, ajo mu duk e lodhur por tashmë do ketë kohë që të takohet me familjen, miqtë dhe mbështetësit dhe të marrë veten nga gjithçka”- tha ai.