Pas triumfit në finalen e madhe të “Big Brother VIP Albania 5”, Selin ka dhënë fjalët e saj të para si fituese.
Gjatë një interviste të shkurtër pas spektaklit me gazetarin Bledi Mane, ajo u pyet nëse kishte një mesazh për Mirin dhe për ish-banorët e tjerë të formatit.
Duke lënë pas çdo debat, strategji apo inat nga loja, balerina ka zgjedhur ta mbyllë këtë eksperiencë me sportivitet dhe fjalë mjaft pozitive për kundërshtarët e saj:
“I uroj gjithë të mirat në jetë, suksese të mëtejshme edhe ka qenë kënaqësi që kam ndarë rrugëtimin me gjithësecilin prej tyre.”
Një mesazh i thjeshtë dhe paqësor nga fituesja e këtij edicioni, e cila tashmë bëhet gati të nisë një kapitull të ri jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
