Debati se kush e moderon më mirë formatin e “Big Brother VIP Albania”, Arbana Osmani apo Ledion Liço, ka qenë një nga temat më të nxehta sezonet e fundit.
Së fundmi, këtij diskutimi i është bashkuar edhe aktori i njohur, Jul Deda, i cili ka dhënë një përgjigje mjaft të qartë dhe të drejtpërdrejtë.
Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit në Instagram, dikush e ka pyetur Julin se çfarë mendon për Ledionin.
Aktori nuk ka ngurruar të japë një vlerësim maksimal, duke u mbështetur edhe te njohja e tyre e vjetër që në hapat e parë të Top Channel. Për Julin, Ledioni mban fronin aktual të moderimit në Shqipëri.
“Për mendimin tim, moderimi i tij është i një niveli të lartë. Unë e njoh që adoleshent, kur punonim në Top Channel, në vitet e para të televizionit dhe që atëherë Ledioni është rritur shumë profesionalisht. Sot është padiskutim moderatori më i mirë i televizioneve tona.”
Për ta mbyllur, Juli shton një shënim të rëndësishëm, duke justifikuar edhe peshën e këtij roli: “P.s. Nuk është e lehtë të moderosh një format si Big Brother..!”

