Tashmë që sipari i “Big Brother VIP Albania 5” u mbyll, vëmendja e publikut ka kaluar nga banorët te prapaskenat dhe protagonistët jashtë shtëpisë. me
Së fundmi, rrjeti ka qenë i mbushur me aludime për një krisje të mundshme të martesës mes producentes Sara Hoxha dhe moderatorit Ledion Liço.
Por, një detaj i publikuar nga opinionisti Arbër Hajdari duket se ka shërbyer si një “përgjigje” e tërthortë.
Ai ka ndarë një foto nga prapaskenat e finales së madhe (e ripostuar më pas edhe nga vetë Ledioni), ku shfaqet ekipi drejtues: Arbëri, Monika Kryemadhi, anëtarë të stafit, dhe padyshim, Sara me Ledionin.

Ndonëse në imazhet e publikuara dyshja nuk shfaqet duke pozuar drejtpërdrejt krah njëri-tjetrit, fakti që ata ndajnë të njëjtën hapësirë, buzëqeshin në të njëjtin grup dhe koordinojnë me sukses një produksion kaq gjigant, është interpretuar nga ndjekësit si një tregues që gjerat mes tyre janë në rregull.
Të paktën profesionalisht dhe si bashkëpunëtorë të ngushtë, ata vazhdojnë të jenë të bashkuar!
