Ardit Gjebrea mesazh emocionues për Selin pasi u shpall fituese e BBVIP5

Fitorja e Selin në “Big Brother VIP Albania 5” ka sjellë reagime të panumërta, por një nga urimet më të ndjera dhe me peshë ka ardhur nga një figurë shumë e rëndësishme e ekranit shqiptar, i cili është edhe mentori i saj i parë në televizion: Ardit Gjebrea.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, moderatori dhe producenti i njohur ka ndarë një foto krah fitueses, duke i dedikuar fjalë mjaft vlerësuese për rrugëtimin dhe karakterin që ajo tregoi përgjatë muajve brenda shtëpisë.

Në mesazhin e tij, Gjebrea thekson se Selin ia doli të përçonte dinjitet dhe të kthehej në një model për publikun:

Sonte është mbrëmja ku të gjithë ata që identifikohen me ty, janë krenarë. Tashmë je pjesë e të gjitha familjeve të shëndetshme shqiptare, me parime, vlera dhe qëndrime dinjitoze. Urime Selin The Real Queen!