Darka speciale e organizuar në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku të ftuar ishin moderatorët e Top Channel, ka sjellë jo pak reagime brenda dhe jashtë shtëpisë.
Ndërkohë që qëllimi pritej të ishte një mbrëmje relaksuese për finalistët pak para finales së madhe, situata kaloi shpesh në debate dhe pyetje provokuese.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar ashpër aktori i njohur, Visjan Ukcenaj. Ai nuk i ka kursyer aspak kritikat ndaj figurave të televizionit, duke i akuzuar për tendencë protagonizmi në kurriz të finalistëve që janë në ditët e fundit të izolimit.
Me tone mjaft të ashpra dhe të drejtpërdrejta, Visjani u shpreh në Goca & Gra:
“Më bëri përshtypje kur ishin kolegët tanë, moderatorët, u futën brenda. Pashë një tendencë për një sens protagonizmi. Filluan duke sulmuar personazhet në ditët e tyre të fundit dhe s’më pëlqeu fare. Pse duhet të sulmosh personazhet, kur ata janë duke shijuar dy ditët e fundit, në vend që t’u çosh pak pozitivitet. I njoh, s’kam frikë t’jua them edhe përballë, ndaj po flas dhe këtu se s’më frikësojnë. Por po them, s’më pëlqeu fare që pati një tendencë sulmi agresiv dhe pyetje provokuese. Janë protagonistë boll aty ku punojnë, nëse s’janë dot, është vendi i gabuar për të marrë protagonizmin në shtëpinë e Big-ut.”
Kujt i drejtohet Visjani?
Ndonëse Visjani refuzoi të përmendte emra konkretë, sytë e publikut dhe rrjeteve sociale janë drejtuar te disa prej figurave që morën më shumë vëmendje gjatë darkës.
Mes shumë hyrjeve, Erjona Rusi, Ilnisa Agolli dhe Rozana Radi ishin tre nga moderatoret që u përfshinë më së shumti në diskutime të nxehta dhe ngacmime me banorët.
