Dinamikat në “Ferma VIP” po bëhen çdo ditë e më komplekse, veçanërisht kur bëhet fjalë për raportin e lakuar mes Vanesës dhe Indrit.
Pas afrimitetit dhe përqafimeve që ndezën rrjetin, Vanesa ka bërë një rrëfim të hapur para mikeshave të saj, Jonidës dhe Sarës, duke pranuar se po zhvillon ndjenja për Indrin.
Megjithatë, ky pranim i ndjenjave nuk është pritur me të njëjtin entuziazëm nga të dyja vajzat.
Të habitura nga kjo kthesë, Jonida dhe Sara i kanë ofruar një këndvështrim krejt tjetër, duke e këshilluar që të tregohet e kujdesshme dhe të mos e thellojë më tej këtë raport brenda shtëpisë.
Jonida ka qenë më e drejtpërdrejtë, duke e paralajmëruar Vanesën për natyrën e formatit ku ndodhen:
“Këtu ke vetëm fjalë, këtu s’ka vepra, vepra ke vetëm jashtë. Ti nuk e njeh atë, kjo mund të jetë strategjia e tij.”- i thotë Jonida, ndërsa Sara përmend në fjalët e saj “personin jashtë”, megjithëse ajo ka ulur zërin dhe fjalia nuk është dëgjuar e saktë, por duke qenë se Vanesa ka treguar se ka një lidhje jashtë, Sara mund t’i ketë përmendur pikërisht këtë fakt Vanesës.
Ato e kanë theksuar vazhdimisht se Vanesa është e rrethuar nga njerëz të panjohur, të cilët janë aty për të luajtur një lojë dhe për të çuar përpara interesat e tyre.
Për Jonidën dhe Sarën, ndjenjat në një “reality show” mund të jenë thjesht një iluzion apo një mjet strategjik nga ana e Indrit.
Kjo bisedë ngre shumë pikëpyetje për të ardhmen e këtij raporti. A do t’i dëgjojë Vanesa këshillat e mikeshave të saj, apo do të vazhdojë të ndjekë ndjenjat pavarësisht dyshimeve?
