Miri thyen kutinë e emergjencës/ Merr avantazhin e papritur në lojë!

Pas Rogertit, Miri u bë banori i dytë që thyen një nga kutitë e emergjencës të vendosura brenda në shtëpi.

Mëngjesin e kësaj të marte, finalisti vendosi që të thyente kutinë dhe të lexonte çfarë shkruhej brenda në zarf.

Fitove të drejtën të ftosh një mik në shtëpinë e Big Brother”, shkruhej në zarf, me banorin që përfitoi kështu një shpërblim.

Tani ka ngelur vetëm një kuti emergjence, që do të thyhet nga Selin ose Mateo.