“Më ka shkruar për imitimin që i bëj”/ Aktorja e “Portokalli” zbulon çfarë i tha e ëma e Selin

Personazhet e shtëpisë së “Big Brother VIP 5” nuk janë kthyer në fenomen vetëm për publikun e gjerë, por kanë frymëzuar edhe skenën e humorit.

Aktorja Suela Prendi, e cila ka rrëmbyer vëmendjen në spektaklin “Portokalli” me imitimin e saj brilant të finalistes Selin, ka ndarë së fundmi disa prapaskena mjaft interesante.

E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, Suela rrëfeu emocionet e këtij roli dhe zbuloi një detaj që askush nuk e priste: reagimin e familjarëve të Selinës.

Ajo tregoi se nëna e banores, si dhe një shoqe e ngushtë e saj, e kanë kontaktuar personalisht për ta përgëzuar për punën e bërë.

Gjatë intervistës, aktorja zbuloi gjithashtu se ajo dhe Selin kanë një njohje të hershme, si dhe pranoi frikën fillestare që kishte për mënyrën se si do të pritej imitimi nga të afërmit, duke qenë se në humor tiparet shpesh zmadhohen.

Erdha për audicion dhe më pëlqeu ideja. Unë kam pasur qëllim të futem në televizion dhe mënyra se si erdhi ishte shumë e bukur. Me Selin njihem nga një shfaqje shkolle, unë isha aktore ajo koreografe. Unë kam fatin që edhe i ngjaj si imazh, por në fakt edhe si karakter me gjestikulacionet, i kam shumë natyrale. Mami i Selin më ka shkruar, ‘shumë suksese, faleminderit shumë, je shumë e mirë’, dhe shoqja e saj. Jam ndjerë shumë mirë kur më kanë shkruar familjarët e Selin, e kisha me frikë se si do ta prisnin, mendova mos do të ndikojë, sepse aty gjërat hiperbolizohen pak për humor.”

Ky reagim dashamirës nga familja e Selinës dëshmon se sportiviteti dhe humori i mirë i kanë kaluar kufijtë e garës së tensionuar të “Big Brother”, duke i dhënë Suelës mbështetjen e plotë për të vazhduar me sukses këtë personazh shumë të dashur për publikun.