Dinamikat brenda “Ferma VIP 3” nuk kanë të ndalur dhe duket se produksioni ka vendosur t’i mbajë fermerët dhe publikun nën një interes të vazhdueshëm.
Ndonëse vetëm të premten që lamë pas u futën dy banorë të rinj për të ndryshuar rrjedhën e lojës në fermë, surprizat nuk kanë përfunduar me aq.
Hyrjet e reja do të vazhdojnë edhe në prime-n e sotëm, duke shtuar një dozë të re kurioziteti në garën televizive.
Sipas burimeve të “Prive” një prej emrave që do të kalojë pragun e formatit mbrëmjen e sotme është një personazh mjaft aktiv të jetës së natës.
Sipas burimeve tona të afërta, DJ Bujaka do të bëhet zyrtarisht pjesë e “Ferma VIP 3”.
Prej kohësh, marrë shkas edhe nga një lidhje e tij sentimentale, djali është zhvendosur të jetojë në Tiranë, ku dhe po operon rregullisht me angazhime të shumta si DJ në kryeqytet.
Përfshirja e tij në këtë reality show pritet të sjellë një tjetër ritëm mes banorëve, duke qenë se ai vjen nga një ambient argëtues dhe ka një profil interesant për t’u eksploruar nga kamerat 24/7.

Screenshot
Mbetet për t’u parë se si do të pritet ai nga banorët e tjerë pas një prime-i që pritet të jetë i mbushur me nominime e ngjarje, dhe se si do ta menaxhojë ai lojën e tij.
