Kjo është foto e 47-vjeçarit, Ilir Zarka i cili humbi jetën gjatë një tentative për të vjedhur një banesë në qytetin e Fierit.
Viktima ka tentuar të futet në një banesë duke thyer xhamin e dritares.

Ai dyshohet se është ngjitur me ndihmën e një stoli, por gjatë përpjekjes për të hyrë, ka humbur ekuilibrin pasi stoli i ka rrëshqitur nga këmbët.
Për pasojë, gjysma e trupit i ka mbetur e bllokuar në dritare, duke mbetur i varur për orë të tëra gjatë natës, çka dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen.
