Vota të manipuluara/ Brikena bën reagimin e parë pas eleminimit nga BBVIP: “Shkon në finale Rogerti para meje…”

Dalja e Brikenës nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, vetëm një hap larg finales së madhe, ka qenë një nga momentet më të komentuara të këtij edicioni.

Pasi humbi “biletën” e fundit në një përballje të fortë “kokë më kokë” me Rogertin nga votat e publikut, ish-banorja ka bërë reagimin e saj të parë.

Në një deklaratë të publikuar së fundmi, Brikena nuk e ka fshehur zhgënjimin e saj për rezultatin.

Ajo e ka “thumbuar” hapur Rogertin për fjalorin dhe sjelljen e tij brenda shtëpisë, duke theksuar se nuk e meritonte të shkonte në finale para saj, ndonëse e ka pranuar verdiktin e ndjekësve.

Më vjen keq që shkon Rogerti para meje, sepse ka ofenduar shumë. Por vendos publiku,” – është shprehur ajo.

Ndërkohë rrjeti po zjen nëpër komente se si Rogerti arriti të kalojë në finale ndërkohë që ata e kanë dashur gjithnjë jashtë shtëpisë dhe se sondazhet e bëra nëpër rrjetet sociale e kanë shpallur gjithnjë humbës.

Nuk po ngelet pa përmendur se votat mund të jenë të manipuluara, pasi sipas tyre po fiton arroganca e Rogertit përballë mirësisë së Brikenës.