“Gruan tënde…”/ Shokon Rogerti pasi u shpall finalist i BBVA, çfarë i tha Mateos dhe Mirit?

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania” ka qenë e mbushur me emocione dhe tensione të forta.

Pasi u përball “kokë më kokë” me Brikenën në studion e spektaklit, Rogerti arriti të triumfojë nga votat e publikut, duke rrëmbyer biletën e katërt dhe të fundit për në finalen e madhe.

Por, ajo që pritej të ishte një rikthim i gëzueshëm pranë banorëve të tjerë, u kthye shpejt në një skenë shpërthyese.

Me të hapur derën e shtëpisë dhe me adrenalinën në maksimum, Rogerti ka nisur me thirrje dhe provokime mjaft të rënda.

Shënjestra e tij e parë dhe kryesore ishte Mateo, i cili sapo kishte humbur partneren e tij në këtë rrugëtim, Brikenën.

“Come on baby. Bomba is here! Bomba! Ta hoqa gruan, tani do të ha ty të gjallë,”- i është drejtuar ai Mateos me një ton triumfues dhe agresiv, duke e goditur pikërisht te eliminimi i Brikenës.

Euforia e Rogertit nuk është ndalur me kaq. Gjatë këtij shpërthimi, ai ka vazhduar me thumbime duke mos kursyer as dy finalistët e tjerë, Mirin dhe Selinën, të cilët e kanë ndjekur të gjithë situatën të shtangur.