Einxhel tregoi arsyen pse i hoqi nga Instagrami, flet Graciano Tagani: Nuk dua të merrem me…

Vendimi i papritur i Einxhel Shkirës disa kohë më parë për të fshirë nga rrjetet e saj sociale ata që konsideroheshin si miqtë e saj më të ngushtë — Argjira Spancën, Graciano Taganin dhe Fjoralba Ponarin — bëri xhiron e mediave rozë.

Ky veprim i moderatores, i bërë në atë kohë pa asnjë shpjegim publik, i la të gjithë ndjekësit me pikëpyetje të mëdha se çfarë mund të kishte shkaktuar një krisje kaq të thellë.

Mjegulla u shpërnda disi vetëm pak kohë më parë, kur Einxhel, gjatë një interviste, vendosi të flasë hapur për arsyet e kësaj largësie.

Ajo zbuloi se thelbi i hatërmbetjes ishte mungesa e mbështetjes në momentet e saj më të vështira.

Konkretisht, moderatorja theksoi se gjatë periudhës kur kishte thyer këmbën, miqtë e saj nuk ishin interesuar dhe nuk i kishin qëndruar pranë ashtu siç ajo e priste.

Pas këtij rrëfimi të anës së Einxhel, së fundmi ka ardhur edhe një reagim publik nga Graciano Tagani. I pyetur rreth kësaj çështjeje, balerini ka zgjedhur një qasje më diplomatike. Ai nuk i ka pohuar, por as nuk i ka mohuar pretendimet e ish-mikeshës së tij.

Përkundrazi, Graciano u shpreh se dëshiron të ruajë në kujtesë vetëm momentet e bukura nga ajo miqësi, duke theksuar se askush nuk është i përsosur.

Person pa të meta nuk ka. Jam mirënjohës për shoqërinë prej vitesh që kemi pasur dhe nuk dua të merrem me cic-mice,” – ka deklaruar ai, duke e bërë të qartë se nuk ka ndërmend të thellojë më tej këtë përplasje apo të ushqejë dramat në rrjet.