Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë arritur kulmin pas rikthimit të Rogertit si finalisti i katërt.
Ndonëse pritej një atmosferë më e qetë në këtë javë të fundit të garës, situata ka marrë një rrjedhë krejt tjetër.
Sapo shkeli pragun e shtëpisë pas fitores “kokë më kokë” me Brikenën, Rogerti nisi debatet e ashpra me tre finalistët e tjerë: Selinën, Mateon dhe Mirin.
Dita e sotme ka vijuar me të njëjtën energji të tensionuar, ku në qendër të provokimeve ka qenë Miri.
Pavarësisht se dyshja kishte pasur një raport miqësor gjatë rrugëtimit, aleanca e tyre është shembur përfundimisht. Miri ka habitur jo pak me deklaratën e tij të fundit, duke u shprehur hapur se i ka qëndruar afër Rogertit “vetëm për interes loje”.
Situata ka agravuar më tej kur Rogerti i ka drejtuar Mirit një pyetje mjaft provokuese dhe intime lidhur me bashkëshorten e tij, duke e akuzuar si “qejfli”.
Pjesë nga përplasja mes tyre:
Rogerti: A të bëj një pyetje?
Miri: Jo.
Rogerti: A ia ke dredhur ndonjëherë gruas?
Miri: Jo.
Rogerti: Nuk dukesh i besueshëm.
Miri: Mendimi yt.
Rogerti: Që je qejfli femrash e kemi pranuar.
Miri: E ke pranuar ti.
Në këtë debat nuk ka munguar as ndërhyrja e Mateos, i cili ka gjetur momentin të “godasë” të dy kundërshtarët e tij me një batutë mjaft të mprehtë: “Njëri qejfli femrash, tjetri denigrues i femrave.”
Këtë akuzë Miri nuk e ka lënë pa përgjigje, duke e mbyllur diskutimin dhe duke mbrojtur figurën e tij me fjalët: “Unë jam kavalier, jo qejfli.”
Kjo përplasje tregon qartë se çdo limit është kaluar dhe beteja psikologjike për të fituar çmimin e madh nuk po kursen më askënd.
