Pas vëmendjes së madhe që ka tërhequr “Ferma VIP”, një dritare e re hapet për të analizuar çdo detaj dhe dinamikë që zhvillohet brenda formatit.
Së fundmi, ka startuar “Ferma Club”, një spektakël dedikuar tërësisht analizës dhe prapaskenave të personazheve më të komentuar të momentit.
“Timoni” i këtij emisioni të ri i është besuar moderatorit të njohur, Florian Agalliu.
Gjatë prezantimit, ai nuk e ka fshehur entuziazmin e tij për këtë projekt, duke e nisur rrugëtimin e tij televiziv me një deklaratë vlerësuese:
“Jam shumë i lumtur të jem pjesë e këtij formati gjigant.”
Por, Floriani nuk do të jetë i vetëm në këtë sfidë. Për t’i dhënë peshën e duhur diskutimeve dhe për të “skanuar” çdo lëvizje, aleancë apo debat të fermerëve, në karriget e opinionistëve do të ulen dy emra mjaft të njohur dhe të dashur për publikun:
Albano Bogdo: Aktori i njohur i humorit, i cili pritet të sjellë komente të drejtpërdrejta, pa filtra dhe me doza ironie për situatat në fermë.
Çiljeta Xhilaga: Mëngëtarja e dashur, e cila do të ofrojë këndvështrimin e saj për raportet njerëzore dhe sjelljet e banorëve.
Me këtë treshe premtuese, “Ferma Club” synon të kthehet në një hapësirë ku do të zbërthehet çdo e vërtetë apo e pathënë e “Fermës VIP”, duke u dhënë përgjigje shumë pyetjeve të publikut.
