Dasma simbolike e Brikenës dhe Mateos brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ka qenë një nga momentet më të bukura të këtij edicioni, por për familjarët e banores ka qenë një përjetim mjaft i veçantë.
Drita, tezja e Brikenës, e cila pati mundësinë të ishte e pranishme dhe të kërcente në këtë ceremoni brenda shtëpisë, ka ndarë ndjesitë e saj gjatë një interviste për emisionin “Goca dhe Gra”.
Ajo e cilësoi këtë ngjarje si një moment fantastik dhe pranoi se ishte jashtëzakonisht prekëse për të gjithë familjen e tyre.
“Dasma ishte mrekulli. Të kërceja në dasmën e saj ishte e paimagjinueshme. Ishte një moment emocional për ne si familje.”
E pyetur nga moderatoret se si është pritur ky afrimitet nga pjesa tjetër e familjes dhe konkretisht cili është mendimi i dajës së Brikenës, Drita solli një mesazh shumë pozitiv.
Ajo tregoi se familja është e bashkuar në mbështetjen e tyre dhe kanë plane sapo dyshja të lërë formatin:
“Ju kanë përshëndetur dajat dhe tezet e të gjithë. Krejt do të pimë kafe me Mateon kur të dalin.”
Lidhur me mundësinë e një dasme të dytë dhe të vërtetë jashtë mureve të shtëpisë së famshme, tezja e Brikenës e la të hapur këtë opsion, duke konfirmuar besimin e saj të plotë tek dashuria e çiftit.
“Kismet. Ndjenjat e të dyve janë të sinqerta. I uroj Brikenës dhe Mateos, jetë të gjatë të dy dhe të lumtur deri në vdekje.”
Këto deklarata tregojnë qartë se raporti mes Brikenës dhe Mateos jo vetëm që ka mbështetjen e fansave, por ka marrë miratimin dhe “bekimin” e plotë të familjarëve jashtë.
