Ish banori i BBVIP “godet” programin e Arbana Osmanit: “Një kopje e Big-ut…”

Dinamikat dhe formati i “Ferma VIP” po vazhdojnë të komentohen gjerësisht, por jo gjithmonë në një frymë pozitive.

Së fundmi, ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Meridian Ramçaj, i cili nuk e ka fshehur mendimin e tij kritik për këtë program të ri televiziv.

I ftuar në një intervistë për podkastin “Andale”, Ramçaj u pyet nga moderatori lidhur me përshtypjet e tij për “Fermën”.

Përgjigjja e tij ishte mjaft e prerë dhe pa doreza. Sipas Meridianit, formati ka huazuar shumë elemente nga Big Brother, aq sa i duket si një “kopje” e tij, pavarësisht përpjekjes për ta maskuar me një tematikë fshati.

Ai e kritikoi gjithashtu mjedisin brenda shtëpisë, duke vënë në dukje se në vend të një ferme të vërtetë, shtëpia ka elemente shumë moderne:

E bukura e një ferme do të ishte sikur e gjithë Ferma të ishte, unë mund të jem edhe gabim, por siç ka qenë në të vërtetë: shtëpia me kashtë, krevatet e drurit, ngrohtësia e drurit. Ajo është një fermë me gips e me ngjyra… “ Këto komente të forta kanë ndezur një debat në rrjet.