Dy largime dhe dy hyrje të reja në Ferma VIP, ja për kë bëhet fjalë

Për të gjithë ata që nuk patën mundësi të ndiqnin spektaklin e fundit, “Ferma VIP” ka shënuar dy largime nga formati.

Siç konfirmohet edhe nga grafika zyrtare e publikuar, dy konkurrentët që kanë ndërprerë rrugëtimin e tyre dhe janë eliminuar përfundimisht nga gara janë DJ Fairfax dhe Teni.

Nga ana tjetër, në fermë pati edhe dy hyrje të reja: Ermiona Lekbello dhe Klodi Dedja.