Sfida e vrapimit/ Brikena merr komente të ashpra nga publiku pas incidentit me Selinën

Shtëpia e “Big Brother VIP” është përfshirë së fundmi në një sfidë fizike që ka sjellë jo pak debate nga ndjekësit jashtë saj.

Përmes një zarfi nga produksioni, banorët u njoftuan për një garë vrapimi ku do të ndaheshin në dyshe për të fituar një çmim prej 1 mijë eurosh karburant.

Sipas rregullave, fituesit e raundit të parë do të përballeshin në një garë finale për të shpallur fituesin.

Gara e shumëpritur nisi me përballjen e parë mes Selinës dhe Brikenës, por një moment i papritur ndryshoi krejtësisht rrjedhën.

Gjatë përpjekjes për të kapërcyer divanet në oborr, Brikena u pengua dhe u rrëzua. Në një gjest mjaft human dhe sportiv, Selin ndaloi menjëherë vrapimin për ta ndihmuar dhe për t’u siguruar nëse kundërshtarja e saj ishte lënduar.

Megjithatë, Brikena e shfrytëzoi këtë moment ndalese, u ngrit me shpejtësi dhe vazhdoi vrapin drejt butonit për të fituar sfidën, duke lënë Selinën në vend.

Ky veprim i Brikenës, i cili nga jashtë u pa qartë si një hile për të përfituar nga mirësia e tjetrit, nuk është pritur aspak mirë.

Rrjetet sociale kanë shpërthyer në komente mjaft të ashpra kundër saj, duke e cilësuar si “të pabesë” dhe duke dënuar falsitetin e treguar vetëm për një lojë.

Nga ana tjetër, publiku ka vlerësuar maksimalisht gjestin e Selinës.

Ashtu siç duket edhe nga komentet e shumta mbështetëse, ndjekësit theksojnë se duke ndaluar për të ndihmuar, Selin tregoi anën e saj njerëzore dhe u shpall “fituesja e vërtetë në të gjitha dimensionet”, pavarësisht rezultatit të lojës.