Roberti dhe Nora rikthehen në krahët e njëri-tjetrit? (Foto)

Pamjet e fundit të Nora Istrefit dhe Robert Berishës kanë rikthyer dyshimet dhe kuriozitetin e fansave, pasi ish-çifti është parë duke darkuar së bashku në Zvicër.

Të shoqëruar nga një mik i përbashkët, ata u shfaqën mjaft të qetë dhe të buzëqeshur, duke ndezur menjëherë rrjetin.

Prej disa vitesh, ata i kanë dhënë fund martesës së tyre, por kanë dëshmuar se ruajnë një raport mjaft të mirë për hir të vajzës së tyre, Renee.

Kjo nuk është hera e parë që shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit, pasi shpesh bashkohen në festa apo ngjarje familjare.

Kjo darkë e fundit ka ngritur pikëpyetje të reja: a kemi të bëjmë me një rikthim mes këngëtarëve, apo është thjesht një miqësi e shëndetshme pas divorcit?

Deri tani asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë reagim publik lidhur me këto zëra, duke lënë gjithçka të hapur për interpretim në ditët në vijim.