“Çfarë do kishe bërë me 100 mijë euro, nëse fiton?” Ja si u përgjigi Brikena, publiku: Gënjen!

Gjatë një bisede të zhvilluar së fundmi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, vëmendja është ndalur te çmimi i madh dhe planet që banorët kanë pas përfundimit të këtij rrugëtimi.

E pyetur nga Rogerti se çfarë do të bënte me 100 mijë eurot në rast se shpallet fituese e këtij edicioni, Brikena ka dhënë një përgjigje mjaft të ndjerë.

Ndryshe nga planet e zakonshme për investime personale, ajo ka treguar se prioritet absolut për të do të ishin kafshët e braktisura.

“I kisha jep të gjitha për kafshët e rrugës, të kujdeset dikush t’u japë të hanë e të pinë. Të gjitha për bamirësi. Një pjesë të vogël do t’ia jepja familjes.”

Mirëpo pavarësisht deklaratës së saj humane, një pjesë e mirë e publikut nuk e ka besuar aspak Brikenën, duke shpërthyer në komente negative: