Dj Geek nuk fshihet më: Publikon momente romantike me partneren e tij (Foto)

Duket se DJ Geek ka vendosur të mos e mbajë më të fshehtë jetën e tij sentimentale.

Ai dhe partnerja e tij, Olsa Berani, po shijojnë disa ditë relaksi në një nga destinacionet më përrallore në botë, në Maldive, duke ndarë me ndjekësit momente të ëmbla dhe plot romanticitet.

Përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, mes rërës së bardhë dhe ujërave kristal, dyshja shfaqet mjaft e afërt me njëri-tjetrin, duke konfirmuar kështu publikisht marrëdhënien e tyre të dashurisë.

Në fakt, në fillimet e kësaj romance, artisti zgjodhi ta mbante identitetin e vajzës që i kishte rrëmbyer zemrën larg vëmendjes mediatike.

Por, që nga momenti kur emri i Olsës u bë i njohur për publikun e gjerë, dinamika duket se ka ndryshuar tërësisht.

Tashmë postimet e tyre të përbashkëta po shtohen dita-ditës dhe daljet e tyre si çift janë bërë gjithnjë e më të dukshme për sytë e kureshtarëve.

Me pak fjalë, DJ Geek dhe partnerja e tij po e shijojnë dashurinë e tyre hapur, pa patur më asgjë për të fshehur!