Pamje shqetësuese/ Brikena për jetën pas BBVA: “Kam për të shkuar në psikolog. Mendoj se…”

Presioni i vazhdueshëm dhe dinamikat e forta brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” duket se po ndikojnë thellë në gjendjen emocionale të banorëve.

Së fundmi, ka qenë Brikena ajo që ka shprehur hapur pasiguritë dhe frikërat e saj për jetën pas përfundimit të këtij rrugëtimi televiziv.

Gjatë një bisede të sinqertë me Mateon në dhomën e gjumit, ajo ka ndarë shqetësimet e saj për ngarkesën psikologjike që po përjeton.

Unë sigurt kam me shku në psikolog kur të dal jashtë, e sigurt. Prej ngarkesës. Mendoj se më paragjykojnë shumë jashtë, hiç s’më dojnë mendoj.”

Ky rrëfim i ndjerë tregon anën e padukshme dhe të vështirë të izolimit, ku mungesa e kontaktit me botën e jashtme i bën konkurrentët të krijojnë skenarë mospranimi apo të ndihen të pasigurt për imazhin e tyre te publiku.

Pavarësisht mbështetjes që mund të gjejë te Mateo brenda shtëpisë, pesha e lojës mbetet një sfidë e madhe mendore për të.