“Gruas time t’i vish anash”/ Miri përplaset me tone të larta me Mateon: Po më ndan nga gruaja…

Tensionet e mbrëmjes së të martës në “Big Brother VIP Albania” nuk kanë përfunduar me mbylljen e spektaklit, por kanë degraduar në një përplasje mjaft të ashpër gjatë darkës mes Mirit dhe Mateos.

Siç shihet edhe nga pamjet e tensionuara, ku dyshja debaton me tone të larta, shkak për këtë shpërthim janë bërë komentet e Mateos, i cili ka rikthyer në vëmendje marrëdhënien dhe veprimet e Mirit me Selinën brenda shtëpisë.

Këto komente janë pritur me një revoltë nga ana e Mirit, i cili i ka marrë si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj martesës së tij. Gjatë debatit, ai ka akuzuar hapur Mateon se me këto provokime të qëllimshme po tenton t’i shkatërrojë familjen.

Gruas time t’i vish anash, po më ndan nga gruaja. Do që të më ndash nga gruaja.”

“Këtu nuk kam qenë i dashuruar dhe as nuk jam.”

E gjithë kjo situatë vjen pas diskutimeve të forta që u bënë sërish gjatë prime-t rreth raportit të tij me Selinën dhe çështjes së shumëpërfolur të krevatit.

Megjithatë, artisti e ka theksuar edhe një herë me forcë se çdo veprim i tij brenda shtëpisë ka qenë ekskluzivisht në kuadër të lojës, duke mohuar kategorikisht përfshirjen e ndonjë ndjenje reale.