“Fitova 3 gjëra që nuk blihen me para”- Vjen reagimi i Akilit pas eliminimit nga Ferma VIP

Pas shumë dyshimeve dhe aludimeve në rrjet lidhur me largimin e tij, Akili ka thyer më në fund heshtjen pas eliminimit nga “Ferma VIP”.

Përmes një postimi të ndarë në InstaStory, ish-konkurrenti ka zgjedhur të mos ndalet te polemikat e fundit apo arsyet e forta të daljes, por të vlerësojë marrëdhëniet njerëzore që ka krijuar brenda formatit.

Duke publikuar një kolazh fotografik ku shfaqen Mimoza Ahmeti, Soni Malaj dhe Gresa, ai ka treguar se këto tre banore i konsideron si mbështetjen dhe fitoren e tij më të madhe nga ky rrugëtim.

Me një qasje mjaft pozitive, Akili lë të kuptohet se pavarësisht sakrificës dhe humbjes në lojë, ai ka marrë me vete miqësi të vyera që i vlerëson maksimalisht.

“Humba lojën, por fitova atë që nuk blihet me para. 3 vajza të bukra dhe të zgjuara. Jeta vazhdon, shihemi së shpejti.”

Ky reagim shuan kureshtjen e ndjekësve që prisnin një shenjë nga ai pas asaj “zhdukjeje” të gjatë nga rrjetet sociale.

Me këtë mesazh, ai po e lë pas eksperiencën e tij në fermë i rrethuar me dashuri, duke e mbyllur me një paralajmërim për një rishfaqje të shpejtë për publikun që e mbështeti.