E bujshme/ Pas largimit të Akilit nga Ferma VIP fshihet Jonida Maliqi? Çfarë ka ndodhur në të vërtetë?! (Video)

Largimi i papritur i Akilit nga “Ferma VIP 3” vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më të diskutuara të momentit, por një video e re që po bën xhiron e rrjetit ka ngritur dyshime të forta.

Në qendër të kësaj stuhie mediatike është vendosur këngëtarja Jonida Maliqi, e cila ka lënë të nënkuptohet përmes një bisede me banorët se mund të ketë pasur gisht në largimin e tij dhe e ka pritur këtë vendim me shumë gëzim.

Gjatë një momenti të kapur nga kamerat brenda fermës, Jonida dëgjohet teksa i rrëfen disa detaje të dyshimta bashkëjetuesve të saj.

Ajo thekson një komunikim që ka pasur me Ilir Shaqirin rreth situatës dhe nuk e fsheh aspak lumturinë kur përmend eliminimin.

“E di ca më tha mua Iliri qëpari? Lopatat që sollën për të vendosur ne kë…Edhe pastaj kur iku Akili (bën mimika dhe qesh)…Edhe ik…Bravo më tha Iliri.”

Kjo deklaratë ka hedhur edhe më shumë hije dyshimi mbi atë që ka ndodhur vërtet në prapaskenë, sidomos duke marrë parasysh mungesën e theksuar të Akilit në rrjetet sociale menjëherë pas eliminimit.

Pasi e mbajti publikun në heshtje të plotë për rreth 24 orë, ai ka vendosur të reagojë më në fund përmes një postimi në InstaStory, duke lënë të kuptohet qartë se ka ende shumë të pathëna që fshihen pas daljes së tij.

Për momentin e ndjej që tju falenderoj për këtë super mbeshtetje .. Sa i perket gjërave që jeni kurioz të dini pse dola do flasim në moment tjeter!”

Fjalët e tij, të ndërthurura me videon virale të Jonidës, kanë bindur një pjesë të mirë të ndjekësve se eliminimi i tij nuk ishte thjesht rrjedhojë e një televotimi normal.

Tashmë e gjithë vëmendja është e përqendruar te momenti kur Akili do të vendosë të flasë hapur për të zbuluar nëse vërtet kërkesat e banorëve të tjerë ndikuan në këtë dalje kaq të papritur.