Nisma për t’i siguruar një shtëpi ish-banorit të “Big Brother VIP”, Stenaldos, po merr gjithnjë e më shumë mbështetje, dhe këtë herë një kontribut i rëndësishëm ka ardhur nga një personazh mjaft i njohur i formatit.
Opinionisti Arbër Hajdari ka dëshmuar edhe një herë shpirtin e tij human duke iu bashkuar thirrjes për ndihmë që po bën xhiron e rrjetit.
Sipas të dhënave publike në platformën ku po mblidhen fondet, Arbri ka dhuruar shumën prej 1000 eurosh në llogarinë e fushatës.

Ky gjest solidar vjen vetëm pak kohë pasi u bë publike nisma e hapur për të mbledhur 100 mijë euro, me qëllim për t’i mundësuar një strehim ish-konkurrentit pas rrugëtimit të tij televiziv.
Veprimi i opinionistit nuk është vetëm një ndihmë direkte financiare, por shërben edhe si një nxitje e madhe për publikun dhe personazhet e tjerë të njohur që t’i bashkohen kësaj kauze.
Me këtë mbështetje të shtuar, fushata duket se po merr një tjetër hov drejt arritjes së qëllimit përfundimtar për të bërë realitet ëndrrën e Stenaldos.
