Jul Deda nuk po lë asgjë pa komentuar këtë sezon, dhe pas thumbeve për banorët, radhën e ka pasur formati rival i “Big Brother VIP”, “Ferma VIP”.
Në një nga postimet e tij të fundit në InstaStory, aktori ka bërë një rezyme me humor dhe ironi të dasmës së Mateos dhe Brikenës, duke shkruar se ku e kishte mendjen secili prej pjesëmarrësve.
Pasi kalon në skaner banorët – duke thënë se Mateo e kishte mendjen te Brikena, ajo te kamerat, e të tjerët te dinamikat e tyre – Juli ka zgjedhur ta mbyllë listën me një goditje të drejtpërdrejtë për programin tjetër.
“Ferma e kishte mendjen te Bigu,” – ka shkruar ai, duke vënë në dukje përplasjen e ashpër për audiencë që po ndodh mes dy spektakleve në prime-time.

Me këtë fjali, Juli duket se po mbështet aludimet se formati “Ferma VIP”, i moderuar nga Arbana Osmani, po përpiqet vazhdimisht të sfidojë dinamikat e “Big Brother VIP”.
Si një ish-fitues dhe njeri i shtëpisë në “Top Channel”, ky pozicionim mbrojtës nga ana e tij, i mbështjellë me doza të forta ironie, pritej të tërhiqte vëmendje të madhe në rrjet.
