E rëndë në vend, Pitbulli kafshon në kokë fëmijën 4 vjeç

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është shënuar në qytetin e Vlorës, ku një qen i racës Pitbull ka sulmuar dhe kafshuar në kokë një fëmijë të mitur 4 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, në momentin e këtij incidenti të rëndë, vogëlushi ka qenë duke lëvizur në shoqërinë e gjyshërve të tij.

Për shkak të dëmtimeve serioze të marra nga sulmi, fëmija është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore dhe aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.