Përplasja mes dy formateve televizive sapo ka kaluar në një nivel tjetër, dhe shkëndijën e fundit duket se e ndezi pikërisht sondazhi ekskluziv i publikuar nga Loki Magazine.
Siç e treguan qartë edhe shifrat e atij postimi që bëri xhiron e rrjetit, beteja për vëmendjen e publikut është më e ashpër se kurrë.
Në pyetjen e drejtpërdrejtë se cilin program do të ndiqnin shikuesit nëse do të transmetoheshin në të njëjtin orar, rezultatet nga 10 mijë votues folën vetë:
52% zgjodhën të ndjekin dinamikat e formatit të ri, “Ferma VIP”.
48% i qëndruan besnikë rrugëtimit të “Big Brother VIP”.


Këto shifra dhe arsyetimet e ndryshme të publikut bënë bujë të menjëhershme, duke u shpërndarë me shpejtësi nëpër media të ndryshme.
Por, siç pritej, ky lajm nuk ka kaluar pa u vënë re nga produksioni i BBVA-së, të cilët kanë vendosur të përgjigjen me një lëvizje mjaft strategjike dhe agresive për sa i përket audiencës.
Pikërisht sot në mbrëmje, duke synuar të godasin direkt fashën orare pranë Prime-it të “Fermës VIP”, BBVA ka caktuar të organizojë dasmën e shumëpritur të Mateos dhe Brikenës.

Kjo është një sfidë e hapur, duke përdorur një nga dyshet më të komentuara që prej janarit për të tërhequr mbrapsht vëmendjen e plotë të ndjekësve.
Tashmë mbetet për t’u parë se cili spektakël do të arrijë të mbledhë më shumë shikueshmëri në transmetimet e tyre respektive në YouTube: formati i BBVA-së që mban mbërthyer publikun prej tre muajsh, apo “Ferma VIP” e cila nisi rrugëtimin e saj me ritme të larta vetëm pak ditë më parë, mbrëmjen e 27 marsit.
Gara është zyrtarisht e hapur!
