“I vogël sa një…”/ Gruaja e Mirit shpërthen ndaj Ledion Liços dhe produksionit (Foto)

Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale duke dalë në mbrojtje të të shoqit dhe duke lëshuar akuza të forta drejtuar produksionit të “Big Brother VIP Albania”, e në veçanti moderatorit Ledion Liço.

Përmes disa postimeve në InstaStory, ajo ka shprehur revoltën e saj për mënyrën se si po trajtohet Miri gjatë spektakleve, sidomos në përballjet me Selinën.

Në postimin e parë, ajo përdor tone të ashpra dhe ironike, duke e quajtur moderatorin “Ledion i vogël sa ni gogël” dhe e akuzon formatin për promovim të antivlerave, drejtësisë selektive dhe nepotizmit.

Sipas Rabeas, dinamikat e krijuara në shtëpi janë të bazuara tek interesi, duke theksuar se Selina po nxirret “e larë e shpëlarë” me ndihmën e Ledionit dhe opinionistit Arbër Hajdari, duke i hedhur hi syve publikut.

Ajo ankohet se sa herë Miri përpiqet të flasë apo të tregojë të vërtetën e tij, ai vihet nën shënjestrën e sulmeve.

“Nuk e ndaloni. Sa flet Miri, sulm. Boll më!” shkruan ajo e revoltuar.

Në një postim të dytë, Rabea bën një analizë më të gjerë të shoqërisë dhe vlerave që po promovohen, duke u mbështetur në një referencë nga Dostojevski. Ajo kritikon ashpër fenomenin e vlerësimit të njerëzve bazuar në numrin e ndjekësve në rrjetet sociale.

Ajo e konsideron si “formën më të lartë të skllavërisë” faktin që një “prezantuese 23-vjeçare” po glorifikohet dhe po konsiderohet më e famshme se një këngëtar me 30 vite karrierë si Miri, apo një ish-politikane me tre dekada karrierë (duke iu referuar Monikës), vetëm për shkak të shifrave në Instagram.

Këto postime tregojnë qartë pakënaqësinë e thellë të familjarëve të Mirit me drejtimin që ka marrë loja dhe trajtimin e tij brenda formatit, duke e zhvendosur debatin e shtëpisë edhe jashtë saj.