Një situatë sa e papritur aq edhe komike ka ndodhur ditën e sotme në “Ferma VIP”.
Protagoniste e këtij incidenti të pazakontë ka qenë Sara Karaj, e cila ka ndarë me hyrjen e re të fermës, Ilir Shaqirin, ngjarjen që i ndodhi me një nga kafshët.
Teksa po bashkëbisedonin, Sara i ka treguar balerinit se ishte duke ushqyer një prej lopëve me bar. Por, në momentin që lopa po i lëpinte dorën nga ushqimi, ajo i ka gëlltitur aksidentalisht edhe unazën që Sara mbante në gisht.
E gjendur në këtë situatë absurde dhe pa asnjë zgjidhje të menjëhershme, fermerja e ka kaluar me shumë sportivitet dhe humor, duke i dhënë Ilirit zgjidhjen e vetme që u ka mbetur tashmë.
“Duhet të presim tani ta nxjerrë lopa unazën. Tani secili të kontrollojë bajgën,” u shpreh ajo duke qeshur, duke lënë të kuptohet se banorët do të kenë një detyrë të re dhe mjaft “të këndshme” në ditët në vijim për të gjetur aksesorin e humbur.
Ky moment epik po bën me shpejtësi xhiron e rrjetit, duke treguar një anë tjetër mjaft argëtuese të jetesës në fermë.
