Një tjetër zhvillim i komentuar ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku Mateo ka vendosur t’i bëjë një propozim zyrtar Brikenës, duke e pyetur: “A do bëhesh e dashura ime?”.
Ky moment romantik ka ngjallur menjëherë reagime, por jo të gjithë e kanë parë me të njëjtin sy.
Aktori i njohur dhe ish-finalisti i këtij formati, Julian Deda, ka reaguar me doza të forta ironie dhe skepticizmi përmes një postimi në “InstaStory”.
Ai ka vënë në pikëpyetje llogjikën e këtij veprimi, duke rikujtuar ngjarjet e mëparshme mes dyshes.
“Mbase jam plak dhe nuk e kuptoj mirë, por këta a u lidhën një herë kur u puthën te dhoma e rrëfimit? Ç’kuptim ka pyetja ‘a do bëhesh e dashura ime?'” – ka shkruar ai.

Më tej, Juli ka theksuar paradoksin e kësaj situate dhe kohën në të cilën ka ndodhur, duke nënvizuar se gjithçka duket si një strategji e mirëmenduar loje.
