Dea Vieri, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, ka trazuar ujërat me një deklaratë të fundit gjatë një interviste për emisionin “Andale”.
E ftuar për të ndarë mendimet e saj, Dea nuk i ka shpëtuar një pyetjeje mjaft provokuese, e cila i kërkonte të thoshte emrin e atij VIP-i shqiptar që “nuk e meriton pozicionin që ka”.
Pasi hezitoi për disa sekonda, Dea ka suprizuar të gjithë duke përmendur emrin e një prej moderatoreve më të njohura në vend, Arbana Osmanin.
“Arbana Osmani,” u përgjigj Dea, duke e arsyetuar më tej zgjedhjen e saj. “Domethënë nuk mendoj se e meriton gjithë këtë ‘hype-in’ apo vëmendjen që merr në pozicionin ku ajo është.”
Më tej, Dea u shpreh rreth rrugëtimit aktual të Arbanës me formatin e ri, “Ferma VIP”, duke u shprehur disi skeptike për këtë zgjedhje.
Kjo deklaratë e drejtpërdrejtë e Dea Vierit ka ngjallur menjëherë debate dhe reagime të shumta në rrjetet sociale.
