Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në gjimnazin “Gjergj Kastrioti” në Durrës.
Një nxënës 17-vjeçar, me iniciale F.S., ka ndërruar jetë gjatë orës së edukimit fizik.
Sipas informacionit paraprak, dyshohet se i riu ka pësuar një infarkt.
Në vendngjarje janë angazhuar efektivë të policisë dhe grupi i ekspertizës, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes.
