Mesazhi i papritur në BBVA nga daja i Brikenës, ja si e priti Mateo (Video)

Një moment i bukur dhe emocionues është regjistruar ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku një surprizë e papritur ka mbërritur nga ajri për Brikenën.

Teksa banorët po qëndronin në oborr, një dron ka sjellë një mesazh mbështetës nga daja i saj, Gëzimi, i cili ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i treguar mbesës së tij se e ndjekin dhe e mbështesin.

Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte fakti se mesazhi nuk i drejtohej vetëm Brikenës, por përfshinte edhe Mateon, duke lënë të kuptohet qartë se familja e miraton raportin e tyre të krijuar brenda shtëpisë.

Do e pimë kafen me Mateon...”, shkruhej ndër të tjera në banderolën e ardhur nga ajri, një detaj që e lumturoi pa masë Brikenën, por që u prit me po aq entuziazëm edhe nga partneri i saj në lojë.

I emocionuar dhe i surprizuar nga ky gjest dashamirës i dajës së Brikenës, Mateo ka reaguar menjëherë duke folur përpara kamerave për t’i kthyer përgjigje.

Falënderojmë daja Gëzimin për suportin. Ke bërë gjënë më të mirë në botë. E ke bërë Brikenën të ndjehet shumë mirë. Do takohemi kur të vij unë në Kosovë”, tha Mateo.