Habit motra e Mateos: Nuk e dëshiron Brikenën në podin final, ja pse!

Deklaratat e motrës së Mateos gjatë intervistës së saj të fundit në “Top Albania Radio” vazhdojnë të prodhojnë reagime, pasi duket se ajo ka ndarë qartë mendimin për jetën personale të të vëllait nga lufta e ftohtë e lojës brenda “Big Brother VIP”.

Pasi theksoi se Brikena është zgjedhja e duhur jashtë lojës për të qetësuar natyrën impulsive të Mateos, ajo ka habitur dëgjuesit me zgjedhjen e saj për dyshen e madhe të finales.

E pyetur se kë do të donte të shihte në podin final krah të vëllait të saj, ajo ka lënë mënjanë “kunatën” Brikenën, për të zgjedhur pikërisht Selinën, vajzën me të cilën tha se “do të bënin bam” nëse do të lidheshin.

Do doja që në podin final të ishin Mateo dhe Selin,” ka deklaruar ajo, duke e argumentuar këtë zgjedhje nga një perspektivë rreptësisht garuese.

Sipas saj, Selin tregon aftësi shumë më të larta si konkurrente në këtë format televiziv. “Selini është më lojtare se Brikena. Është shumë e shkathët dhe e zgjuar për moshën që ka,” u shpreh motra e Mateos.