“E urrej këtë fakt te vetja”/ Mateo flet hapur për xhelozinë, Brikena e surprizon me përgjigjen

Një moment mjaft i sinqertë është regjistruar së fundmi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, protagonistë të të cilit kanë qenë Brikena dhe Mateo.

Dyshja ka lënë mënjanë dinamikat e lojës për t’u përfshirë në një bisedë të hapur dhe shumë personale lidhur me ndjenjat dhe përvojat e tyre të shkuara.

Gjatë këtij diskutimi, Mateo ka zgjedhur të shfaqë një anë më vulnerabël të tijën, duke u ndalur te një “ves” që i ka shkaktuar shpesh vështirësi në marrëdhëniet e tij në çift: xhelozia.

Gjatë bisedës, ai ka pranuar se në të kaluarën ka vuajtur nga xhelozia e tepruar, por ndonëse me kalimin e kohës dhe reflektimin personal ka arritur të qetësohet disi, sërish e pranon se mbetet një natyrë xheloze.

“Më parë kam qenë shumë xheloz, me kohën jam qetësuar pak, jo se s’jam, jam boll,” ka treguar ai hapur.

Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë ndërhyrja e menjëhershme dhe disi e papritur e Brikenës, e cila i ka dhënë mbështetje duke i thënë: “Mua më pëlqejnë meshkujt xhelozë.”

Pavarësisht miratimit nga ana e saj, Mateo ka qenë shumë i prerë në mospranimin e kësaj ane të karakterit të tij, duke treguar një pjekuri në reflektim. “Mua nuk më pëlqen fare që jam xheloz. Fakti që jam xheloz, e urrej,” u shpreh ai me sinqeritet.

Nga ana e saj, Brikena u përpoq ta sqaronte qëndrimin e saj duke theksuar se nuk i pëlqen të provokojë apo të nxisë xhelozinë te partneri me qëllim, pasi e konsideron diçka shumë të keqe.

Biseda u përmbyll me një tjetër rrëfim të sinqertë nga ana e Mateos, i cili pranoi luftën e tij të brendshme me këtë ndjenjë: “Po ta them, fakti që jam xheloz, e urrej te vetja. Do të doja të mos mendoja fare se çfarë vesh, me kë je në kafe. E urrej faktin që jam xheloz, por nuk kam ç’të bëj.”