Xhonatani foli për ndarjen nga Roza Lati, kjo e fundit bën postimin e papritur: “Cun mami….”

Lidhja e shumëpërfolur mes moderatores Roza Lati dhe Xhonatan Isufit ka marrë fund, dhe ky fakt është konfirmuar së fundmi nga vetë ai.

I ftuar në një intervistë televizive pak kohë më parë, Xhonatan tregoi hapur se rrugëtimi i tyre i përbashkët është mbyllur, duke zbuluar se marrëdhënia që zgjati rreth një vit ka përfunduar tashmë prej 3-4 muajsh.

Jam i lumtur single, Rozës i uroj më të mirat,” u shpreh ai gjatë intervistës, duke u munduar ta paraqesë situatën si një ndarje paqësore.

Megjithatë, duket se Roza nuk ka ndërmend ta kalojë në heshtje këtë deklaratë publike.

Pas intervistës së tij, moderatorja e njohur për natyrën e saj pa doreza, ka publikuar një video në rrjetet sociale e cila është marrë si një “kunjë” e drejtpërdrejtë ndaj ishit të saj.

Në videon e postuar, Roza shfaqet në timonin e makinës së saj, e kuruar si gjithmonë, me një mbishkrim mjaft thumbues:

Kur të thotë ndonjë çun mami ‘Je mësuar me ata që të vijnë nga mbrapa’… Dhe thjeshtë varin turit…”.

Për t’i vënë vulën mesazhit të saj, videoja vazhdon me pamje të makinave sportive dhe agresive që bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë, të shoqëruara me mbishkrimin “my type” (tipi im).

Ky reagim i fortë dhe ironik nga ana e Rozës lë të kuptohet qartë se pavarësisht urimeve të mira publike nga ana e Xhonatanit, prapaskenat e ndarjes mund të kenë pasur përplasje karakteresh, të cilave moderatorja ka zgjedhur t’u përgjigjet me stilin e saj të drejtpërdrejtë.